KOMF ka filluar zbatimin e “Programit për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare”. Në këtë drejtim, dje dhe sot u mbajt Trajnimi për Trajnerë, i modulit të parë “Qeverisja e Mirë në Organizata”, i hartuar në kuadër të Programit për Ngritje të Kapaciteteve.
Gjatë trajnimit dy ditor, u trajtuan temat që kanë të bëjnë me legjislacionin e lidhur me qeverisjen e OJQ-ve, llogaridhënien, strukturën dhe rolin strukturave, qeverisjen vs menaxhimin dhe mobilizimin e përgjegjshëm të burimeve, politikat e bredshme, rregulloret për menaxhim financiar, prokurim, burime njerëzore dhe mbledhje të fondeve.
“Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare”, është hartuar nga KOMF me qëllimin për të mbështetur rritjen e kapaciteteve të organizatave anëtare dhe KOMF. Ky program përmban katër module, ku për secilin prej tyre do të organizohen trajnime dy ditore. Modulet e përfshira në program janë: “Qeverisja e Mirë në Organizata”, “Politika dhe Procedurat për Mbrojtjen e Fëmijëve”, “Avokimi dhe Komunikimi” dhe “Ngritja e Fondeve”.
Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments