24 Gusht 2020
Krahas konsultimeve dhe punëtorive tematike, KOMF po mbështet procesin e hartimit të Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare përmes ofrimit të ekspertizës ligjore për grupin punues, për të mbështetur më tutje hartimin e projektligjit dhe në të njëjtën kohë për përfshirjen e rekomandimeve kryesore të qëndrimit të KOMF në projekt ligj.
Për këtë qëllim KOMF ka kontraktuar në cilësinë e ekspertit ligjor profesor doktor Bedri Bahtiri me qëllim të mbështesë grupin punues për hartimin e Projekt Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, të harmonizojë dispozitat ligjore të Projekt Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare me Ligjin e Familjes si dhe të reflektojë qëndrimin dhe rekomandimet e KOMF në procesin e hartimit të projekt ligjit.
KOMF me organizatat anëtare do t’i japë zë shqetësimeve dhe pikëpamjeve të fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për shërbime sociale, si dhe do të vazhdojë të adresojnë qëndrimin e KOMF për hartimin e Projekt Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Mbështetja me ekspert ligjor mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i përbashkët për Decentralizim” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KMOP.
No Comments