Me mbështetjen e KOMF, është mbajtur takimi i parë i grupit punues i themeluar nga Policia e Kosovës për hartimin e Procedurës Standarde të Veprimit dhe formës për shqiptimin e masës së diversitetit “Vërejtja Policore” për të miturit në konflikt me ligjin.
Procedurat Standarde të Veprimit dhe forma për shqiptimin e“Vërejtjes Policore” pritet të mbështesin zyrtarët policorë në zbatimin e kësaj mase të diversitetit në bashkëpunim me prokurorët për të mitur.
Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
Recent Comments