Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë ka mbajtur takimin e radhës për ofrimin e rekomandimeve për plotësim-ndryshimin e statutit të Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale.
Statuti i ri pritet që të fuqizojë Lidhjen e QPS-ve si një trupë më e zëshme, më aktive dhe më efikase në iniciativat avokuese drejt përmirësimit të mirëqenies sociale dhe zbatimit të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale.
Ky takim u mbështet nga projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimin Evropian në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe KMOP.
No Comments