Përfaqësues nga KOMF kanë marrë pjesë në takimin vjetor tre ditorë të Koalicionit për Mbrojtje të Fëmijëve në Bullgari, i cili është rrjeti më i madh i shoqërisë civile në Bullgari. Mbi 160 ekspertë nga 75 organizata që punojnë me dhe për fëmijët dhe familjet, ishin bashkë në Plovdiv për të përshkruar temat e avokimit. Në këtë takim, kishte shkëmbime të përvojave mbi tema nga mbrojtja e fëmijëve, cilësia në arsim, shëndeti i fëmijëve, bullizmi në shkollë, promovimi i punës së organizatave, si të fitohet lufta kundër dezinformimit dhe propagandës, mundësitë e financimit, etj.
KOMF prezantoi të gjeturat e Kartës së Vlerësimit për Kosovën, si dhe pati shkëmbime me organizata për mbrojtje të fëmijëve. Poashtu, morëm shumë praktika të mira dhe mundësi për KOMF në Kosovë.
Koalicioni për Mbrojtje të Fëmijëve në Bullgari mbetet udhërrëfyes për zhvillimin e mëtutjeshëm të KOMF. Vitin e kaluar NMD mbështeti KOMF në zhvillimin e raportit të parë të Kartës së Vlerësimit. Ndërsa tani do fillojmë bashkarisht një proces të ri – zhvillimin dhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve.
Recent Comments