KOMF ka publikuar Politikën Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve, përmes të cilës kërkon vendosjen e shëndetit të fëmijëve në qendër të prioriteteve dhe të veprimeve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive Komunale për Shëndetësi.
Politika Rekomanduese u hartua nga Grupit Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi, në kuadër të KOMF.Kjo Politikë Rekomanduese u publikua përmes konferencës për media, ku pjesë e panelit ishin Arsim Berisha, Zv. Ministër i Shëndetësisë, Donjetë Kelmendi, Drejtoreshë Ekzekutive në KOMF, Muhamet Arifi, Drejtor Ekzekutiv në Balkan Sunflowers dhe Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.Çështjet prioritare të ngritura me këtë Politikë Rekomanduese janë:
KOMF kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara në këtë politikë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe rekomandon fuqishëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtoritë Komunale për Shëndetësi që të rrisin investimet në sektorin e shëndetësisë, me qëllim implementimin dhe zbatimin e reformave dhe politikave në këtë sektor, të cilat ndikojnë në sigurimin e shërbimeve cilësore për fëmijë.
Klikoni këtu për të lexuar Politikën Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijëve
No Comments