KOMF themelon programin MEGAFON me mbështetjen e SMART Balkans

KOMF themelon programin MEGAFON me mbështetjen e SMART Balkans

KOMF ka nënshkruar një marrëveshje të re granti për Ndërhyrje Kombëtare në Kosovë me SMART Balkans, duke shënuar një hap të rëndësishëm për të sjellë ndryshime reale në vend. Kjo arritje ishte edhe më e veçantë me praninë e përfaqësuesve nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, mbështetja e vazhdueshme e të cilëve ndihmon në fuqizimin e shoqërisë civile dhe nxitjen e progresit në të gjithë rajonin.

Për të fuqizuar përfshirjen direkte të fëmijëve e cila është identifikuar si pikë e dobët në vlerësimin e nevojave të KOMF, KOMF do të fillojë procesin e themelimit të programit MEGAFON për ngritje të kapaciteteve dhe përfshirje të fëmijëve dhe të rinjve. MEGAFON do të ketë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të organizatave dhe krijimin e procesve të përfshirjes dhe konsultimit të fëmijëve. Pjesa më e madhe e fëmijëve dhe të rinjve që do të përfshihen do të vinë nga përfituesit e organizatave anëtare, por, fëmijët do të vinë edhe nga shkollat dhe mjediset tjera sociale për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe për të evituar stigmatizimin.

Fillimisht përmes MEGAFON, do të mundësohet rritja e kapaciteteve të organizatave anëtare për të zbatuar konceptin e pjesëmarrjes kuptimplotë të fëmijëve dhe të rinjve. Për të zhvilluar MEGAFON, është i domosdoshëm krijimi i Udhëzuesit Metodologjik për organizatat anëtare të KOMF për përfshirjen e fëmijëve. Trajnimet ToT do të mbahen me anëtarë të KOMF mbi metodologjinë e përfshirjes së fëmijëve. KOMF do të marrë ekspertizën ndërkombëtare – mbështetjen e Rrjetit Kombëtar për Fëmijë në Bullgari për zhvillimin e udhëzuesit metodologjik si dhe mbajtjen e trajnimeve TOT.