KOMF vizitoi HANDIKOS

KOMF vizitoi HANDIKOS

1 Qershor 2021

Përfaqësuesit e KOMF morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga organizata anëtare HANDIKOS, në kuadër të kampanjës “Bëhu Mburoja ime”. Kjo kampanjë pati për qëllim promovimin e raportimit të dhunës ndaj fëmijëve.

Të dhënat tregojnë që 8% e fëmijëve të moshës 2 – 17 vjeç në Kosovë, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë përfitojnë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale. Nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë.

Këta fëmijë vuajnë mungesën e qasjes fizike në institucionet ku ata marrin shërbimet e nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre si institucionet shëndetësore, arsimore dhe ato të shërbimeve sociale. Barrierat fizike janë një pengesë e madhe që i përjashton ata automatikisht nga marrja e shërbimeve të nevojshme për rehabilitimin dhe mirëqenien e tyre.

KOMF bën thirrje që Qeveria e Kosovës të angazhohet për ndërhyrje emergjente në përmirësimin e situatës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply