KOMF mbajti punëtorinë dy ditore për financimin e sherbimeve sociale, me komunën e Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtimes.
Zyrtarë të kabineteve të Kryetarëve, asambleistë, Drejtorë të Drejtorive Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Buxhet dhe Financa, zyrtarë të prokurimit, të zyreve për të drejtat e njeriut, drejtorë të Qendrave për Punë Sociale dhe përfaqësues të ofruesve të shërbimeve sociale nga niveli jo qeveritar, për dy ditë u informuan se si të planifikojnë, kostojnë dhe kontraktojnë shërbime sociale.
Një ndër sfidat kryesore në nivel komunal, mbetet financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale per personat në nevojë. KOMF është duke mbështetur komunat në fuqizimin e profesionistëve për të identifikuar nevojat e komunitetit dhe për të ofruar shërbime sociale cilësore.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments