Punëtoria e radhës për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës u mbajt me profesionistë të mandatuar për mbrojtjen e fëmijës nga Komuna e Ferizajit dhe Komuna e Kaçanikut.
Përgjatë dy ditëve të punëtorisë, përfaqësuesit nga komunat u njoftuan lidhur me përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.
KOMF në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë do të vazhdojnë ngritjen e kapaciteteve në komuna, mundësuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”, mbështetur nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
No Comments