10 Shtator 2020
KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Arsim. Në këtë takim u diskutua rreth rifillimit të procesit mësimor dhe promovimit të platformës “Afër fëmijës” si dhe u përcaktuan prioritetet dhe hapat e ardhshëm për të drejtat e fëmijëve në arsim.
Anëtarët në veçanti diskutuan për shëndetin mendor të fëmijëve të rënduar gjatë pandemisë Covid-19. Vendimet kryesore ishin:
- KOMF përmes organizatave anëtare të zhvillojë vëzhgimin në shkolla sa i përket kushteve të shkollave dhe respektimit të masave për parandalimin e virusit Covid-19;
- KOMF të bëjë një reagim para fillimit të procesit mësimor në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve;
- KOMF përmes organizatave anëtare që punojnë me fëmijë dhe familje në nevojë të identifikojë rastet që kanë nevojë për pajisje teknologjike për tu qasur në mësim dhe të avokojë që pikërisht për këta fëmijë të ndahen pajisjet;
- KOMF të promovojë faqen “afër fëmijës” përmes zhvillimit të disa takimeve përmes platformës zoom me profesionistët, prindërit dhe fëmijët;
- KOMF të realizojë një video në lidhje me përmbajtjen e faqes “afër fëmijës” dhe ta transmetojë në televizion me qëllim të promovimit sa më të madh të faqes.
Në takim morën pjesë anëtarër e Grupit Tematik për Arsim: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, SOS Kopshti, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Education Comes First, Ideas Partnership, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Save the Children dhe Terre des hommes.
No Comments