Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka filluar implementimin e monitorimit të Shërbimeve Sociale, për vitin 2021. Aktualisht janë duke u mbajtur intervista me përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, përfaqësues të Drejtorive për Mirëqenie Sociale, të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, organizatave jo-qeveritare ofruese të shërbimeve sociale në shtatë komuna të Kosovës. Komunat në të cilat po zhvillohet monitorimi janë: Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Peja, Ferizaj, Prizreni dhe Komuna e Kamenicës.
Monitorimi i procesit të shërbimeve sociale për vitin 2021, ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale të shërbimeve sociale. Të gjeturat nga monitorimi dhe rekomandimet përkatëse, do të reflektohen në raportin e monitorimit të shërbimeve sociale, i cili do të publikohet dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë akterëve relevant.
No Comments