PROGRAM PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE TË KOMF DHE ORGANIZATAVE ANËTARE

PROGRAM PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE TË KOMF DHE ORGANIZATAVE ANËTARE

Programi për ngritje të kapaciteteve të KOMF përmban strukturë modulare dhe është përpiluar me qëllim të ngritjes së kapaciteve të OJQ-ve anëtare në fushën e qeverisjes së mirë, procedurave të mbrojtjes së fëmijëve, avokimit, komunikimit dhe ngritjes së fondeve. Modulet e prezantuara në këtë program janë të dizajnuara në atë mënyrë që organizatat anëtare të KOMF dhe jo vetëm, të mund t’i përdorin ato në mënyrë të pavarur për të ngritur kapacitetet e tyre në fushat e lartpërmendura. Modulet mund të ofrohen të ndara sipas nevojave të organizatave apo të ofrohen në vazhdimësi.

Të gjitha modulet përmbajnë informata lidhur me fushat e caktuara, raste studimi dhe shembuj konkretë nga situatat e përditshme si dhe aktivitetet praktike përkatëse gjatë trajnimit. Po ashtu, në këtë program janë përfshirë mjete të cilat mund të përdoren nga OJQ-të me qëllim të lehtësimit të funksionimit, qëndrueshmërisë dhe arritjes së rezultateve të OJQ-ve. Gjatë përdorimit të këtij programi duhet të keni parasysh që këto njohuri janë të përgjithësuara për t’ju përshtatur sa më shumë organizatave dhe se mund të përshtaten sipas nevojave të organizatave dhe kontekstit të vetë organizatës.

Programi përmban modulet në vazhdim: Moduli 1. Qeverisja e mirë dhe menaxhimi i organizatës; Moduli 2. Procedurat e brendshme të organizatës për mbrojtjen e fëmijës; Moduli 3. Avokimi dhe komunikimi; Moduli 4. Mbledhja e fondeve dhe vullnetarizmi.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë.