RAPORTI I MONITORIMIT MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

RAPORTI I MONITORIMIT MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

Raporti i monitorimit gjashtë mujor mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan” prezanton të gjeturat e monitorimit gjashtë mujor (Janar – Qershor 2016) mbi zbatimin e masave edukative / institucionale; dërgimin në institucionin edukativo – korrektues dhe burgimin për të mitur.

Raporti vë në pah sfidat në ekzekutimin e masave dhe dënimeve në qendrën korrektuese për te mitur në Lipjan. Duke konsideruar rrethanat në të cilat ekzekutohen masat edukative në QKL, ky institucion nuk i përmbush parakushtet për arritjen e qëllimit për të cilin është krijuar, përkatësisht rehabilitimin dhe re integrimin e të miturve me masa dhe dënime, për më tepër shkel të drejtat themelore të të miturve.

Duke qenë se qendra e re korrektuese është në prag të funksionalizimit, një varg defektesh të sistemit aktual mund të eliminohen. Problematikat e identifikuara nga monitorimi, janë analizuar nga grupi punues dhe janë shoqëruar me rekomandime konkrete në përputhshmëri me interesin më të mirë të të miturve, standartet ndërkombëtare dhe kontekstin e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e ekzekutimit të masave edukative dhe dënimeve për të mitur për të përmbushur qëllimin e dhënies së tyre.

Për të lexuar raportin e plotë, ju lutem klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply