Funksioni: Zhvillimi i moduleve të trajnimit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (LMF) si dhe mbajtja e 17 punëtorive dy-ditore me profesionistë për mbrojtjen e fëmijëve për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.
Vendi i punës: Kosovë
Emri i projektit: “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 34 OJQ vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët për të avokuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Kosovë.
KOMF i mbështetur nga UNICEF dhe në partneritet me USAID-in, është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”. Projekti ka katër objektiva kryesore: 1. Fuqizimi i kapaciteteve të profiesionistëve mbrojtjen e fëmijëve, për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët; 2. Fuqizimi i akterëve të përfshirë në shërbime sociale për të ofruar shërbime sociale cilësore për fëmijët; 3. Fuqizimi i kapaciteteve të Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QPS-ve për planifikimin, monitorimin, buxhetimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale; 4. Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve, akterëve të përfshirë ne shërbime sociale dhe publikut të gjerë për rëndësinë e punës sociale dhe ofrimit të shërbimeve sociale cilësore.
Në kuadër të objektivit të parë, KOMF publikon thirrje për aplikim për Ekspert Vendor për zhvillimin e moduleve të trajnimit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe mbajtjen 17 punëtorive dy-ditore me profesionistë për mbrojtjen e fëmijëve për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.
Klikoni këtu për të shkarkuar thirrjen e plotë për aplikim.
Afati për aplikim:
No Comments