22 Dhjetor 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020.
KOMF këtë vit ndan tre mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve” 2020, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online.
Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”, u ndanë si më poshtë:
Vlerësimi i nominimeve për mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” është realizuar nga paneli i përbërë nga:
KOMF falenderon të gjithë fituesit, individët, bizneset e korporatat, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Ndarja e mirënjohjeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosove dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF.
No Comments