24 Mars 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur takim mentorues në lidhje me kontraktimin e shërbimeve sociale nga autoritetet publike, konkretisht procedurat dhe skemat e lidhura me blerjen e shërbimeve nga sektori joqeveritar.
Qëllimi i sesionit të parë mentoruesqë u mbajt nga eksperti i KMOP PanafiotisFlessas, ishte zhvillimi i mëtejshëm i njohurive dhe kapacitetevetë pjesëmarrësve rreth specifikacioneve teknike të shërbimeve socialegjatë publikimit të thirrjeve nga autoritetet publike, për blerjen e shërbimeve nga sektori joqeveritar. Konkretisht në kë takim, eksperti Flessas ndau me pjesëmarrësit informacionet e mëposhtme:
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments