KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Shëndetësi.
Gjatë këtij takimi u finalizua politika rekomanduese për shëndetin e fëmijëve e cila do t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave të Republikës së Kosovës.
Kjo politikë rekomanduese u hartua nga Grupi Tematik për Shëndetësi në KOMF dhe përfshin çështjet kryesore të shëndetit të fëmijëve, që kanë nevojë për adresim emergjent si:
- Gjidhënia, imunizimi dhe shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin parësor
- Shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin terciar
- Shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve
- Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë, duhan dhe pije energjike
- Mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve
- Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit
- Furnizimi me barna dhe Lista e Barnave Esenciale
- Ligji për Sigurime Shëndetësore
- Integrimi i shërbimeve shëndetësore sociale dhe arsimore
- Blerja e shërbimeve shëndetësore nga sektori jo qeveritar dhe privat.
No Comments