Donjeta Kelmendi dhe Bukureza Surdulli nga KOMF dhe Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë janë takuar me Zv. Ministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha ku kanë diskutuar për çështjet kryesore që duhet të adresohen sa i përket shëndetit të fëmijëve.
Përfaqësuesit e KOMF njoftuan Zv. Ministrin Berisha që Grupi Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të KOMF, ka hartuar Politikën Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijëve e cila, përmban çështjet kryesore që kërkojnë ndërhyrje emergjente sa i përket përmirësimit të shëndetit të fëmijëve. Kjo Politikë Rekomanduese do të publikohet javën tjetër dhe KOMF gjatë këtij takimi kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në implementimin e rekomandimeve të paraqitura për të përmirësuar shërbimet shëndetësore të barabarta për të gjithë fëmijët.
Zv. Ministri Berisha tha që Ministria e Shëndetësisë është e gatshme që të bashkëpunojë me organizatat që punojnë në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në mënyrë që bashkërisht t’i adresojmë shqetësimet kryesore në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
No Comments