KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, nisën me punëtoritë në nivel komunal për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Punëtoria e parë dy-ditore në nivel komunal u mbajt në Komunën e Gjakovës dhe Junikut.
Qëllimi i kësaj punëtorie është sensibilizimi, mobilizimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët. Punëtoria u udhëhoq nga eksperti vendor, Ardian Klaiqi.
Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues nga Drejtoritë Komunale, Qendra për Punë Sociale, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Komuna, Shkollat e Gjakovës dhe Junikut, Policia, Prokuroria dhe Organizatat Jo Qeveritare.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments