KOMF vizitoi Qendrën e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë e cila ofron shërbime të specializuara për fëmijë dhe të rritur me sindromën down.
Stafi profesional dhe shumë i përkushtuar na njoftuan për së afërmi me programet dhe shërbimet e ofruara sikurse, programi i edukimit dhe intervenimit të hershëm, shërbimet terapeutike, fuqizimin e prindërve, programi për autonomi, programi për trajnim dhe aftësim profesional, etj.
Së shpejti pranë qendrës do të hapet edhe kafiteria në të cilën do punojnë personat me sindromën down.
Recent Comments