Shërbimet sociale dhe familjare përfshijnë mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për kategori të ndryshme të personave në nevojë për mbrojtje sociale, siç përcaktohen në Ligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe legjislacionin tjetër relevant.
Monitorimi dhe inspektimi paraqesin hallkën kyçe në sigurimin e llogaridhënies dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve sociale dhe familjare. Ato poashtu kanë rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore dhe mund të konsiderohen si mekanizma kujdestar që mbikëqyrin zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe standardeve minimale në praktikë. Megjithatë, zbatimi i ligjeve në praktikë nuk është i lehtë. Zbatimi i ligjeve kërkon që institucionet të kenë mandat të qartë, të jenë të organizuara mirë dhe të jenë përgjegjëse për punën që e kanë obligim për të kryer.
Moduli është zhvilluar duke u bazuar në legjislacionin e aplikueshëm (parësor dhe dytësor) si dhe duke marrë parasysh standardet dhe praktikat e punës nga fusha e monitorimit dhe inspektimit.
Recent Comments