KARTA E VLERËSIMIT 2022 – CILI ËSHTË REZULTATI I PËRGJITHSHËM I KOSOVËS PËR KUJDESIN NDAJ FËMIJËVE?

KARTA E VLERËSIMIT 2022 – CILI ËSHTË REZULTATI I PËRGJITHSHËM I KOSOVËS PËR KUJDESIN NDAJ FËMIJËVE?

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka pubikuar Raportin e parë të Monitorimit “Karta e Vlerësimit 2022” – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?

Qëllimi kryesor i KOMF përmes këtij raporti është realizimi i monitorimit të pavarur të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të fëmijëve në baza vjetore, të bazuar në fakte dhe dëshmi. Raporti ofron të dhëna për gjendjen e të drejtave të fëmijëve, nivelin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe jep rekomandime, të cilat priten të mbështesin përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Fushat në të cilat është analizuar progresi për politikat, legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe zbatimin e tyre janë: Mirëqenia sociale, Mbrojtja e fëmijës, Shëndeti i fëmijës, Zhvillimi në fëmijërinë e hershme, Arsimi dhe Drejtësia për të mitur.

Karta e Vlerësimit është zhvilluar nga KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID në Kosovë.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë.