Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë

Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me  Terre des hommes Kosovo, ka organizuar instalacionin ndërgjegjësues “Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”, me rastin e Ditës Botërore kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve.

May be an image of 1 person, skateboard, street and text that says "SMART Balkans aa . አዮተ KOMF PUNA E RREZIKSHME SHKATERRON FEMIJÈRINE PUNETE E RREZIKSHME M: HEMIREQENIENEFÊMIDEVE MIRÉQENIEN FEMIJEVE JETÊN, SHENDETIN DHE punè Fëmijëte përfshirë të Fëmijęteperfshirénépuné t¿rezikshmeuekspozohen jeten, rrezikshmeu ekspozohen niesererezigeshpérjeten, një shëndetinfi rrezigesh dher mendor fizik tshkeliessetedretoveté tendryshme dhe dheformavetendryshme cneTopH formavet femijés.perfshire:neglizthimin. përfshiré: neglizhimin, abuzımin, ,mungesën rrezikut gasies arsim asciecpiearsimdherezikut dhe abuzimit seksual dhe d'helose trafikimit. CComE 4CPC =Norway"

Instalacioni kishte për qëllim ndërgjegjësimin e publikut për format e rënda të punës së fëmijëve dhe pasojat shkatërruese që ato sjellin në shëndetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe të nxisë përgjegjësi institucionale, për të rritur vëmendjen dhe ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të eliminimit të formave të rënda të punës së fëmijëve në Kosovë.

May be an image of 3 people, street and text

Udhëzimi Administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë përcakton listën e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve, ku ndër to rradhiten: puna në ndërtimtari, puna në deponi të mbeturinave, puna në rrugë, puna në bujqësi dhe pylltari, etj.

May be an image of 2 people, street and text

Çdo person ka obligim ligjor për të raportuar çdo informatë të pranuar në lidhje me dyshimin se një fëmijë është përfshirë në forma të rrezikshme të punës. Identifikimin dhe referimin mund ta bëjë edhe fëmija për fëmijën, si dhe fëmija për vetveten.

May be an image of 1 person

Çdo person që identifikon një fëmijë që është në rrezik apo është viktimë e përfshirjes në njërën prej formave të rrezikshme të punës, duhet të njoftojë Policinë apo Qendrën për Punë Sociale.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të ndërhyrjes nacionale “MEGAFON – Fuqizimi i zërit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë”, mbështetur nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).