28 Prill 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur takimin e radhës së Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve.
Në këtë takim anëtarët e këtij grupi kanë diskutuar të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga raporti i monitorimit të decentralizimit të shërbimeve sociale për vitin 2020 me fokus gjetjen e alternativave të reja për të promovuar më tej rekomandimet dhe për të nxitur ndryshimet drejt përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale.
Po ashtu në takim u diskutua rreth iniciativave të reja që mund dhe duhet të ndërmerren drejt qeverisë së sapoformuar, për Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal (me fokus themelimin e Grantit Specifick për Shërbime Sociale) dhe për Projektligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, me qëllimin e kontributit drejt përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.
Në këtë takim është prezantuar edhe drafti final i Udhëzuesit për Parandalimin e Covid-19 në shërbimet sociale me synim të validimit të dokumentit.
No Comments