4 Qershor 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Shëndetësi.
Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjet kryesore në shëndetësi që duhet të adresohen për ndërhyrje emergjente, drejt kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pjesëmarrësit u dakorduan për hartimin e një Politike Rekomanduese për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi dhe çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë politikë; Gjidhënia, imunizimi dhe shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin parësor; Shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin terciar; Shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve; Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë dhe duhan; Mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve; Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit; Furnizimi me barna dhe Lista e Barnave Esenciale; Ligji për Sigurime Shëndetësore; Integrimi i shërbimeve shëndetësore, sociale dhe arsimore; dhe Blerja e shërbimeve shëndetësore nga sektori jo qeveritar dhe privat.
No Comments