9 Korrik 2020
Komunikatë e përbashkët e Koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Institucionit të Avokatit të Popullit, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale të Kosovës
Me qëllim të realizimit të reformës së shërbimeve sociale dhe familjare, Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 31 organizatat anëtare), Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, publikojnë “Qëndrimin e përbashkët me propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”.
Qeveria e Kosovës ka paraparë të hartojë dhe miratojë Ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare deri në Nëntor të këtij viti. Prandaj, KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, ofrojnë propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila është bartëse e procesit të hartimit të draft ligjit, Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera që janë pjesë e procesit.
Konsiderojmë se përfshirja e propozimeve është urgjente duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në Kosovë, e cila është rënduar edhe më shumë gjatë pandemisë Covid-19. KOMF ka zhvilluar një seri konsultimesh me organizatat anëtare dhe partnerët për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç lidhur me hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Qëndrimi dhe propozimet janë poashtu të bazuara në raportin e monitorimit të KOMF për shërbimet sociale për vitin 2020, i cili sjell evidenca nga terreni mbi gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në vend. Theksojmë që ligji në fuqi për shërbime sociale dhe familjare nuk parasheh shërbime gjithëpërfshirëse sociale sikurse shërbimet e parandalimit dhe re integrimit, si rrjedhojë sistemi trajton dhe menaxhon rastet e rënda emergjente të cilëve u rrezikohet jeta apo mirëqenia apo “rastet pasi kanë rënë viktimë e ndonjë forme të abuzimit”. Për pasojë, vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve në nevojë kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet sociale.
Ligji në fuqi nuk përcakton qartë mekanizmat e llogaridhënies, përfshirë monitorimin dhe nuk parasheh aplikimin e masave, gjobave dhe sanksioneve nga Njësia e Inspektimit. Ligji në fuqi nuk parashikon licencimin e shërbimeve publike të ofruara nga QPS-të apo institucionet e tjera publike dhe nuk parashikon mënyrën e akreditimit të programeve për shërbime sociale. Për më tepër ligji në fuqi nuk parasheh integrimin e shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore dhe ato të arsimit.
Me qëllim të sigurimit të shërbimeve cilësore sociale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale, kërkojnë publikisht që Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare të përfshijë dhe adresojë propozimet si më poshtë:
Qëndrimi për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare është prodhuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments