KOMF dhe OFAP në bashkëpunim me Asociacioni i Komunave të Kosovës mbajtën takimin e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Në këtë takim u diskutuan prioritetet dhe rekomandimet për Planin e Veprimit 2023, bazuar në objektivat e Planit Strategjik 2023-2025 të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Klevis Vaqari nga KOMF dhe Ibe Krasniqi nga Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP adresuan nevojën për zhvillimin e skemës së qëndrueshme të kontraktimit të shërbimeve sociale nga komunat. Për këtë qëllim KOMF ka mbajtur edhe punëtori me komunat rreth planifikimit, buxhetimit dhe kontraktimit të shërbimeve sociale. Poashtu doracaku dhe instrumentet janë të hartuara dhe pritet të akreditohen për të qenë në përdorim të institucioneve komunale.
Ky takim u mundësua nga projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
No Comments