24 Mars 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë mbajtur takimin e parë koordinues për zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit në krijimin e sistemit të mirë harmonizuar të planifikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit të mbrojtjes së fëmijës sipas parimeve dhe obligimeve që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.
Gjatë këtij takimi, përfaqësues nga organizatat anëtare të KOMF, UNICEF dhe ZQM diskutuan mbi sfidat në implementimin e këtij Ligji si dhe u dakorduan mbi veprimet që duhet të ndërmerren karshi zbatimit të tij.
No Comments