KOMF ka mbështetur Zyrën për Qeverisje të Mirë në hartimin e këtij programi, i cili përmban katër module dhe i cili do të përdoret nga profesionistët për mbrojtjen e fëmijës për ngritje të kapaciteteve. Krahas kësaj, gjatë vitit të kaluar KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, kanë mbajtur 13 punëtori dy ditore me të gjitha komunat, për informim të profesionistëve mbi përmbajtjen e këtij Ligji.
Modulet kryesore që e përbëjnë këtë program janë: Qëllimi, Fushëveprimi dhe Parimet e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, Mekanizmat Institucional Roli dhe Përgjegjësitë për Mbrojtjen e Fëmijës, Sistemi dhe Masat për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Mbrojtja e Fëmijës.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme. Modulet dhe përmbajtja, janë një aset edukativ i munguar në fushën e mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht në lidhje me Ligjin e Mbrojtjen e Fëmijës, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe i cili sjell shumë risi, dhe aspekte që kërkojnë vëmendjen e shtuar dhe koordinimin institucional për zbatimin e tij në praktikë.
Gjatë ceremonisë së publikimit të këtij programi, morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Drejtoritë Komunale, Qendrat për Punë Sociale, Agjencitë Ndërkombëtare, Organizatat Jo Qeveritare etj.
Zhvillimi i programit të LMF dhe ky event u mundësuan në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
Recent Comments