KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Arsim. Gjatë këtij takimi anëtarët e grupit punuan në hartimin e propozim neneve dhe komenteve për Projekt Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, për t’i adresuar në kuadër të konsultimeve publike.
Ky takim u mbajt në zyret e organizatës anëtare, Kosova Education Center – KEC ku morën pjesë organizatat anëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, PLAY International Kosovo, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe Handikos Ferizaj.
No Comments