Në këtë takim u prezantuan të arriturat e vitit 2022 si dhe u diskutua për veprimet e ardhshme të Grupit Tematik, me fokus në krijimin e planit të veprimit Gusht – Nëntor 2022 për të avokuar drejt institucioneve për procedimin e dy Projektligjeve drejt miratimit të tyre.
Plani i veprimit të Grupit Tematik do të synojë të koordinojë dhe definojë veprimet e përbashkëta avokuese drejt vendimmarrësve, institucioneve dhe përfaqësuesve relevant, për procedimin në përputhje me axhendën legjislative të qeverisë, të Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, me qëllim të përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale. Bazuar në axhendën e Qeverisë për 2022, këto dy projektligje janë paraparë në muajt Shtator dhe Nëntor.
Ky takim është mundësuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë , i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror dhe KMOP.
No Comments