29 Tetor 2021
Drejtoresha Ekzekutive e KOMF Donjeta Kelmendi dhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kryeministrit Habit Hajredini nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për kontribuimin në proceset legjislative, monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është kontribuimi në hartimin e politikave, monitorimi i zbatimit të politikave për mbrojtje të fëmijëve, avokimi, nxitja e përparimit shoqëror dhe rritja e vetëdijësimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Bazuar në këtë marrëbeshje, KOMF do të bashkëpunoj me ZQM në hartimin e legjislacionit, strategjive dhe akteve të tjera nënligjore, zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve të ndryshme lidhur me të drejtat e fëmijëve, monitorimin e situatës së respektimit dhe përmbushjes së të drejtave të fëmijëve nga institucionet publike dhe jo publike, në pajtim me legjislacionin në fuqi, monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, avokimin për realizimin dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve dhe shkëmbimin e eksperiencave lidhur me të drejtat e fëmijëve.
No Comments