1 Mars 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF morri pjesë në punëtorinë e parë të grupit punues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Fëmijët në Punë (PSV).
Gjatë këtij takimi u prezantua struktura e parë e PSV, e cila është hartuar nga konsulentja Blerta Perolli – Shehu si dhe u prezantuan komentet, propozimet dhe rekomandimet nga grupi punues.
Qëllimi i PSV është krijimi i një sistemi të koordinuar të institucioneve, të cilat reagojnë në formë të menjëhershme dhe të vazhdueshme në rastet e punës se rëndë të fëmijëve me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe mbrojtjes së tyre.
No Comments