KOMF prezanton modulet e trajnimit për profesionistët e shërbimeve sociale

KOMF prezanton modulet e trajnimit për profesionistët e shërbimeve sociale

Përgjatë tri ditëve të fundit, KOMF mbajti prezantimet e moduleve të trajnimit për profesionistët e shërbimeve sociale para anëtarëve të Komitetit për Koordinim të Trajnimeve, që është trupë profesionale e Këshillit të Përgjithshëm për Shërbimeve Sociale dhe Familjare për sigurimin e cilësisë. Konsulentët e angazhuar prezantuan pikat kyçe të përmbajtjes së moduleve, sfidat që mund të shfaqen gjatë trajnimeve dhe rekomandimet për implementim sa më të lehtë të programeve të trajnimeve.

KOMF përgjatë muajve të kaluar ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë, në hartimin e nëntë moduleve të trajnimit për shërbime sociale, që do të jenë pjesë e programeve të trajnimit nën Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjare si dhe Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Këto module, do të ju shërbejnë të gjithë ofruesve të shërbimeve sociale në ngritjen e kapaciteteve për ofrim sa më cilësor të shërbimeve sociale.

Modulet që u prezantuan janë:

o Puna Sociale dhe Profesioni i Punës Sociale

o Standardet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-18)

o Legjislacioni i Shërbimeve Sociale dhe Familjare

o Monitorimi dhe Inspektimi i Shërbimeve Sociale dhe Familjare

o Menaxhimi i Rastit, Vlerësimi i Nevojave dhe Plani Individual

o Politikat Sociale dhe Programet e Mbrojtjes Sociale

o Standardet Minimale të Shërbimeve Sociale dhe Familjare për Mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuara

o Standardet Minimale të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

+9