1 Qershor 2021
KOMF mbajti takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku diskutuan lidhur me avancimin dhe bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Përfaqësuesit e KOMF shpalosën faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë dhe paraqitën nevojën emergjente që ato të adresohen. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga KOMF diskutuan me Presidenten lidhur me uljen e varfërisë te fëmijët, shëndetin, mbrojtjen sociale, rritjen e cilësisë në arsim, zhvillimin në fëmijërinë e hershme, si dhe për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Presidentja Osmani u shpreh se për të përmirësuar pozitën e fëmijëve duhet që të rritet investimi dhe cilësia në arsim, të prioritizohet edukimi i hershëm si dhe të zhvillohen reforma në planin afatgjatë. Po ashtu, Presidentja potencoi se përgjatë mandatit pesë vjeçar, fusha e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve do të jeta një nga prioritetet e angazhimit të saj.
No Comments