KOMF themeloi Grupin Tematik për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili do të ketë për qëllim avokimin, monitorimin dhe ngritjen e vetëdijësimit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Takimi u mbajt në ambientet e organizatave anëtare Down Syndroma Kosova dhe Autizmi.
Qëllimi i takimit ishte themelimi i Grupit bazuar në Raportin e Nevojave të KOMF. Anëtarët zgjodhën si Kryesuese të Grupit për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme Hana Zylfiu Haziri nga Qendra për Arsim e Kosovës.
Grupi Tematik për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme do të bazohet në ekspertizën e organizatave anëtare që punojnë në zhvillimin në fëmijërinë e hershme në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë dhe edukimit, por edhe të partnerëve. Disa nga fushat e veprimit të Grupit Tematik për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme do të përfshinë:
– Avokimi për rritjen e investimeve në zhvillimin në fëmijërinë e hershme, edukimin prindëror, zhvillimin e programeve dhe shërbimeve për prindërim të mirë, shëndetin dhe ushqyerjen gjatë viteve të hershme, qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor, imunizimin, ekzaminimin e hershëm për vonesa në zhvillim, ndërhyrjen e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara, etj.
– Monitorimi i zbatimit të legjislacionit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
– Vetëdijësimi i komunitetit dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
Grupi pritet të zgjerohet me përfaqësues nga Universiteti, fakultetet, organizatat partnere, kopshtet me bazë në komunitet, organizatat në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes dhe edukimit.
Ky takim u mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments