22 Tetor 2021
KOMF vizitoj Qendrën Labyrinth, organizatë anëtare e Koalicionit, e cila është e vetmja organizatë në Kosovë e licensuar për ofrim të shërbimeve për fëmijët dhe të rriturit përdorues të substancave narkotike. Aktualisht, Qendra Labyrinth ofron shërbime profesionale për rreth 130 klientë përdorues të substancave narkotike.
Gjatë vizitës në Labyrinth, folëm për veprimet e përbashkëta të mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus në rregullimin e bazës ligjore për ofrim të shërbimeve sociale për fëmijët dhe të rriturit përdorues të substancave narkotike në kuadër të Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, nevojën e zgjerimit të skemës aktuale të financimit të shërbimeve sociale nga Ministria e Financave duke përfshirë në skemë të kontraktimit edhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rriturit përdorues.
Drejtori Ekzekutiv i organizatës Safet Blakaj, veçanërisht potencoi shqetësimin për mungesën e programeve parandaluese, ku theksoi poashtu si shumë shqetësuese edhe rënien e moshës së përdoruesve të substancave narkotike.
No Comments