KOMF mori pjesë në Konferencën Nacionale për Arsimin Parauniversitar “Trekëndëshi pedagogjik”, dedikuar (mirë)funksionimit të trekëndëshit pedagogjik, përkatësisht raportit prindër-fëmijë-mësimdhënës/e, të organizuar nga ETEA.
Panelet e diskutimit u organizuan në bashkëpunim me Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Qendra për Arsim e Kosovës, me ç’rast panelet u udhëheqën nga drejtorët/et e organizatave në fjalë Donjeta Kelmendi, Nezahat Ramadani Salihu dhe Petrit Tahiri.
Ajo që veçon këtë proces është fakti se të lartëpërmendurit, bazuar në diskutimet e zhvilluara do të hartojnë politika të shkurtëra (brief policy) lidhur me mirëfunksionimin e trekëndëshit pedagogjik, rekomandimet dhe propozimet e së cilave do të shpërndahen tek të gjitha institucionet relevante të arsimit paraunversitar në Kosovë.
No Comments