KOMF në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, ka mbajtur punëtorinë dy ditore për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit.
Gjatë kësaj punëtorie së bashku me anëtaret e KOMF, u identifikuan dhe hartuan objektivat kryesore dhe plani i veprimit për ngritje të fondeve dhe vullnetarizëm. Gjithashtu, anëtarët diskutuan rreth formave për të nxitur jo vetëm donatorët institucional por edhe bizneset, korporatat dhe individët, në mbështetje të KOMF dhe organizatave anëtare.
Punëtoria për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit u facilitua nga Albana Zogu nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.
No Comments