Punëtoria e radhës për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës po vijon me profesionistë të mandatuar për mbrojtjen e fëmijës nga Komuna e Klinës dhe Istogut.
Përgjatë dy ditëve të punëtorisë, përfaqësues nga këto dy komuna janë informuar dhe diskutuan lidhur me përgjegjësitë e secilit për të mbrojtur fëmijët duke ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, përmes zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
KOMF në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, po vazhdojnë me ngritjen e kapaciteteve në komuna, mundësuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”, mbështetur nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
No Comments