Anëtarët e Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve në KOMF planifikuan veprimet në fushën e shërbimeve dhe mbrojtjes sociale. Veprimet e Grupit Tematik do të jenë intensive në tre muajt në vijim, me qëllim të miratimit të legjislacionit për shërbime sociale dhe vazhdimin e reformës në mbrojtje sociale.
Ky takim mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments