Me qëllim të realizimit të reformës së shërbimeve sociale dhe familjare, Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 31 organizatat anëtare), Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, kanë publikuar “Qëndrimin e përbashkët me propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”.
KOMF ka zhvilluar një seri konsultimesh me organizatat anëtare dhe partnerët për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç lidhur me hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare. Qëndrimi dhe propozimet janë po ashtu të bazuara në raportin e monitorimit të KOMF për shërbimet sociale për vitin 2020, i cili sjell evidenca nga terreni mbi gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në vend.
Qëndrimi për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare është prodhuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Për të lexuar qëndrimin e plotë, ju lutem klikoni këtu.
No Comments