KOMF bashkë me Kosova Education Center – KEC, Unicef Kosovo Programme, Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, Shoqata e Psikologëve Shkollor të Kosovës dhe Grupet e Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve, mbajtën tryezën “𝐄𝐝𝐮𝐤𝐨 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐬𝐡” në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Fokus në këtë tryezë pati dhuna në shkolla, sidomos dhuna ndaj vajzave. Të gjithë akterët e përfshirë bënë thirrje për promovimin dhe zgjerimin e ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve si forma më e mirë për zgjidhjen e konfliktit për parandalimin e dhunës në shkolla.
Poashtu të gjithë akterët shprehën nevojën e madhe për themelimin e shërbimeve dhe programeve me qëllim fuqizimin e prindërve për mirërritjen e fëmijëve pa dhunë.
Bashkë kundër dhunës ndaj fëmijëve!
Recent Comments