Përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, Drejtorateve Komunale për Mirëqenie Sociale, Drejtorateve për Buxhet dhe Financa, Zyrave të Prokurimit dhe OJQ-ve nga Komuna e Gjilanit, Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Komuna e Vitisë ishin të pranishëm sot në tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit” organizuar nga KOMF, Ministria e Drejtësisë dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë.
Në këtë tryezë u diskutua mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional.
Kjo tryezë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Recent Comments