31 Mars 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë mbajtur punëtorinë e radhës për të diskutuar mbi fazën e përgaditjeve dhe finalizimit të katër (4) Udhëzimeve Administrative që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Me theks të veçantë ky takim u fokusua në diskutimet dhe propozimet për konceptin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijë. Gjatë këtij takimi u theksua qëështë tejet e rëndësishme të definohet modeli më i përshtatshëm i shtëpive për kontekstin e Kosovës, duke pasur gjithëmonë parasysh limitimet e resurseve financiare. Lidhur me këtë, pjesëmarrësit ndanë disa modele nga shtetet si Suadia, Gjeorgjia, Shqipëria etj. mbi shtëpitë për mbrojtjen e fëmijëve.
Pas diskutimeve, të gjitha modelet e paraqitura iu dorëzuan Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në mënyrë që të dalin me një përmbledhje dhe përfundim mbi situatën e Kosovës në krahasim me modelet e ofruara. Këto përfundime do të diskutohen me grupin e punës në mënyrë që të merret vendimi përfundimtar.
Në këtë punëtori morën pjesëpërfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra e UNICEF në Kosovëdhe OJQ -të anëtare të KOMF.
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkëtpër Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me OrganizatënpërFëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments