27 Tetor 2021
KOMF dhe Qendra për arsim e Kosovës mbajtën webinarin me temë “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve si alternativë për adresimin e dhunës në shkolla”.
Ndërmjetësimi është një proces i strukturuar në të cilën një palë e tretë neutrale u ndihmon njerëzve ose grupeve të përfshira në një mosmarrëveshje për të komunikuar dhe për të zgjidhur konfliktin. Ndërmjetësimi në shkolla si alternativë për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë jo të dhunshme dhe të qëndrueshme mbështetet nga Qendra për Arsim e Kosovës.
Ky webinar u drejtua nga Petrit Tahiri, Drejtor Ekzektutiv – Qendra për Arsim e Kosovës, ndërsa folës ishin: Valdet Plakolli, Psikolog – SHFMU “Xheladin Rekaliu”, Liridon Maliqi, Drejtor – Shkolla Model “Qamil Batalli” – Prishtinë, Supije Zhitija, Drejtoreshë – SHFMU “Gjergj Fishta”Prishtinë dhe Grupet e ndërmjetësimit të shkollave “Qamil Batalli” dhe “Gjergj Fishta”.
Përgjatë webinarit u diskutua me pjesëmarrësit rreth ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve, ku ata ndanë shembuj dhe praktika të mira për adresimin e dhunës në shkolla. Ky webinar hapi serinë e webinarëve për dhunën në shkolla që do të organizohen nga KOMF në bashkëpunim me organizatat anëtare dhe partnerë të tjerë.
No Comments