Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve –KOMF dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në fushën mbrojtjes, mirëqenies, shërbimeve sociale dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshinë:
– Bashkëpunimi në mbështetje të Kolegjiumit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në kuadër të Asociacionit të Komunave.
– Avokimi i përbashkët për avancimin e mirëqenies sociale, kompletimin e procesit të decentralizimit, me qëllim mbrojtjen më të mirë të fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
– Bashkëpunimi në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me mirëqenien sociale dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.
– Bashkëpunimi në monitorimin e situatës së respektimit dhe përmbushjes së të drejtave të fëmijëve.
– Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave me organizata ndërkombëtare dhe OJQ-të për mbrojtjen e fëmijëve.
No Comments