KOMF vizitoi organizatën anëtare Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA në Ferizaj. Kjo qendër prej 10 vitesh ofron shërbime cilësore psiko-sociale të specializuara, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Përveç shërbimeve psiko-sociale, seancave të këshillimit, logopedisë dhe fizioterapisë, Qendra e Kujdesit Ditor ofron dhe sesione të rregullta për grupet vetëpërkrahëse të prindërve me qëllim të fuqizimit të tyre për rritjen dhe edukimin e fëmijëve deri në përmbushjen e potencialit të tyre të plotë.
Aktivitetet dhe seancat e zhvilluara me fëmijë, qofshin ato individuale apo grupore, synojnë zhvillimin e aftësive bazike për jetën, rritjen e shkathtësive, krijimin e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit dhe mbështetjen e fëmijëve drejt fuqizimit dhe pavarësimit të tyre.
Krahas Komunës së Ferizajt, PEMA operon me qendrat e kujdesit ditor edhe në tre komuna tjera, Komunën e Pejës, Komunën e Prizrenit dhe Komunën e Gjilanit.
Recent Comments