Prej disa vitesh tashmë, Kosova ka zhvilluar standardet minimale për ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale, për të garantuar cilësinë e ofrimit të këtyre shërbimeve për grupet më të cenueshëm të
shoqërisë. Burimet e nevojshme në dispozicion, qofshin ato strukturore apo funksionale, si p.sh. hapësirat, pajisjet, stafi, etj., janë përcaktuar si kritere të domosdoshme në standarde, për të siguruar se shërbimi specifik i ofruar nga ofruesit publik, jo-qeveritar apo privat, është cilësor.
Ky modul trajnimi synon pikërisht të themelojë një të kuptuar të përbashkët të standardeve të ndryshme të hartuara për të garantuar shërbime sociale cilësore për grupet e cenuara të popullsisë, llojet e standardeve, qëllimet e tyre, grupet e përfituesve, llojet e shërbimeve dhe parimet kryesore të punës së këtyre profesionistëve në ofrimin e shërbimeve konform standardeve dhe legjislacionit në fuqi.
Recent Comments